Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Albulena Haxhiu kërkon dorëheqjen e Dhurata Hoxhës

Kryetarja e Komisionit të Kuvendit për Legjislacion, deputetja Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e të parës së Drejtësisë në vend, Dhurata Hoxha.

E ka lidhur me vdekjen e dyshimtë të të burgosurit Naser Makolli, që ishte shok i dhomës të të ndjerit Astrit Dehari, e që e kishte parë i pari ish-aktivistin e Vetëvendosjes në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, vdiq, në rrethana ende të pasqaruara, dëshmitari kyç, në rastin e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit! Ministre e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, edhe çfarë tjetër duhet të ndodhë në mënyrë që ju të jepni dorëheqje!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.