Arbëri

Qeveria nuk ka dhënë “urdhër” për hartimin e statutit të Asociacionit

Qeveria nuk ka treguar kur do të lejojë ekipin menaxhues që të nisë hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse kjo çështje ka qenë njëra prej çështjeve të diskutuara në takimin e fundit në Bruksel, asnjëra prej palëve nuk ka dhënë detaje për modalitetet dhe afatin e zbatimit të marrëveshjes. Me terma të përgjithshme u janë referuar edhe marrëveshjeve të tjera, të cilat nuk po gjejnë zbatim në terren.

Për Asociacionin do të diskutohet sërish në takimin e radhës, gjatë marsit. Zyra e kryeministrit nuk e ka komentuar as informatën e gazetës se “pala kosovare ka dhënë zotimin në takimin e 27 shkurtit se do ta lejojë ekipin menaxhues që të nisë angazhimet për hartimin e statutit të Asociacionit”. Vetëm kanë thënë se Qeveria ende nuk ka “urdhëruar” këtë ekip për ta nisur punën.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.