Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se Brukseli pret që Kosova të përmbush kushtin e fundit: ratifikimin e demarkacionit me Malin e zi që të liberalizohen vizat.
Thaçi ka takuar Mogherinin në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munich. Ai ka biseduar me Përfaqësuesen e Lartë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar ai.