Ndërtimi i hidrocentraleve në Shqipëri do të prekë edhe zonën e Thethit. Konfirmimi është bërë drejtpërdrejt nga Ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri në Tv ‘News24’.
Në fjalën e tij, Gjiknuri pranoi se në zonën e Thethit do të ndërtohen 3 hidrocentrale. Por, siç tha ai, jo në zonë të mbrojtur.
“Nuk kemi dhënë HEC në zonë të mbrojtur në Theth. Po do të ndërtohen. Por jo në zonë të mbrojtur, por larg saj”, tha shkurtimisht Gjinkuri.
Po ashtu Gjiknuri u pyet edhe për HEC-et në Valbonë:
“Ju e merrni të gjithë zonën. Tek Osumi, në pjesën e poshtme të tij, nëse nuk ka lidhje me kanionin, ska lidhje. Për pjesën e Valbonës e kemi sqaruar. HEC ka marrë lejen dhe ka nisur puna. KKT ka dhënë lejen dhe atij projekti i kemi kushtuar vëmendje që të mos ketë impakt mjedisor”.