Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zëvendëskancelari austriak thotë se ‘Kosova padyshim është pjesë e Serbisë’

Zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache, ka dhënë mendimin e tij pas asaj se BE-ja dëshiron ta bindë Serbinë që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Ka thënë se Serbia ka forcuar ‘shpinën’ e vetë në raport me Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kosova padyshim është pjesë e Serbisë”, ka thënë kreu i FPÖ-së për gazetën e Beogradit “Politika”, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se ai gjatë ditës së sotme gjithashtu ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes, ndërsa ka shtuar se presioni ndaj Serbisë për ta njohur Kosovën është rrugë e gabuar.

Strache në anën tjetër ka thënë se të hënën do të udhëtojë për në Beograd për të biseduar për këto çështje.