Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti zgjidhjen e situatës në Kosovë e sheh në partinë e tij

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se asnjëherë në historinë e re Kosova nuk ka qenë në situatë më të keqe se tani dhe se zgjidhjen e sheh vetëm te partia e tij.

Hoti ka shkruar se Kosova rrezikon humbjen e përkrahjes ndërkombëtare ndërsa ka mbetur vend i izoluar për shkak të kauzave të rrejshme të liderëve politik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryeministrit i refuzohen vizat për takime ndërkombëtare dhe askush nuk e viziton apo nuk e fton për vizitë. Buxheti shpërdorohet me vendime jo ligjore të kreut të qeverisë. Qeveria Haradinaj është formuar për gjoja punë të mëdha. Asnjë punë e madhe nuk po kryhet. Po kryhen punë vetëm për interesa të ngushta partive në koalicion”, ka shkruar Hoti.

“Pacolli e di se vendimi për rritje të pagave ishte skandaloz dhe jashtë çdo etike politike të veprimit të liderëve institucional. Ai e din se afati për liberalizim të vizave është humbur për sivjet. Ai e din cili është kushti për realizimin e vizave. Prandaj, z.Pacolli nuk e ka seriozisht. Po ta kishte seriozisht, ai sot nuk do të ishte në qeveri”, ka shtuar ai.

“Çdo ditë e kësaj qeveri nënkupton thellim të krizës dhe izolimit të Kosovës. Qytetarët janë duke e parë këtë izolim. Proceset politike dhe procedurat e rregullta parlamentare nuk po kanë efekt në ndryshimin e gjendjes. Kryeministri nuk vjen në interpelancë. Kryetari i Kuvendit e shkel rregullore në caktimin e seancave dhe debateve sipas kërkesave të opozitës. Mbivotimi i opozitës në Kryesinë e Kuvendit është bërë normë e funksionimit të përditshëm të Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e pozitës votojnë nën diktatin e liderëve të tyre politik në kundërshtim me etikën e sjelljes parlamentare. Kuvendi është shndërruar në arenë e përplasjeve dhe fyerje për çështje pa asnjë interes për qytetarin e Kosovës”.

“Nuk mund të vazhdohet kështu. LDK do t’ju prijë ndryshimeve që duhet të ndodhim për hir të gjeneratave të ardhshme. Nuk mund të rrimë vetëm spektatorë në këtë situatë fatkeqe për vendin”.