Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komisioni voton për ndryshim të privilegjeve të Presidentit

Me 5 vota për, dy kundër dhe dy abstenime, Komisioni për Integrime Evropiane, ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për presidentin.

Kundër privilegjeve që ky ligj ia jep presidentit janë shprehur anëtarët e Komisionit nga radhët e LVV-së, ndërkohë, ndonëse kanë qenë kundër privilegjeve për presidentin, në votim kanë abstenuar deputetët e grupit parlamentar të LDK-së, raporton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetarja e Komisionit, deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Komisioni është përgjegjës që ta vlerësojë Projektligjin vetëm në aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Sipas saj, votimi për ose kundër ligjit duhet të bëhet në seancë.

Mbi këtë bazë edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës, edhe pse janë deklaruar kundër privilegjeve që i jep Ligji presidentit, kanë votuar për në mënyrë që ligji të procedohet në seancë.