Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama tregon ç’ka biseduar me Vuçiqin për Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar bisedën me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrimit në Davos, ku morën pjesë në Forumin Ekonomik.

Rama tha se ka biseduar me Vuçiq për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, për të cilin tha se nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, vendet e rajonit po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, ku ka një rritje të ndejshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon dhe posaçërisht në Shqipëri, transmeton shqiptarja.com.

“Së fundi, nga biseda me presidentin e Serbisë, mundëm të konstatojmë se vrasja e Ivanoviç në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ne e mbështesim fuqimisht, e nga ana tjetër, në funksion të procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt ne jemi besimplotë që po hyjmë në një fazë të re, ku ka një rritje të ndjeshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon, dhe posaçërisht në Shqipëri. Pasqyra e përgjithshme është optimiste për të ardhmen e afërt. Një vend që negocion anëtarësimin është në end me besueshmëri shumë të lartë edhe për investitorët dhe negociatorët”, tha Rama në mbledhjen e grupit të PS.