Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefja e Zyrës së BE-së e ftuar sot në “Express” të KTV-së

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka thënë se BE-ja ia ka caktuar Kosovës një plan veprimi për luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, dhe zbatimi i tij përbën njërin nga dy kushtet për liberalizim të vizave.

Në intervistën e ditës në emisionin e pasdites Express në KTV, Apostolova ka thënë se është e rëndësishme ngritja e besimit në Gjykata dhe Prokurori. Ndër të tjera, Apostolova ka theksuar se për të përkrahur një proces të mundshëm të vetingut në Kosovë, BE-ja duhet të ketë ftesë nga Qeveria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çfarë ka thënë Apostolova për rastet e shënjuara të korrupsionit të nivelit të lartë? Si e ka cilësuar rolin e EULEX-it dhe si e ka komentuar shembullin që ka dhënë ky mision me rastet e korrupsionit e keqpërdorimeve të dyshuara brenda tij? Si e rrezikon rrugën integruese të Kosovës ligji për shfuqizimin e Speciales? Cili është vendi i Kosovës në Strategjinë e BE-së për zgjerim?

Për këto dhe më shumë, ndiqeni intervistën e ditës në emisionin Express, në KTV sot në ora 17:15!