Edhe Kosova si shtet është e rrezikuar nga krimet kibernetike, dhe për këtë duhet të krijohet vegla ligjore për të krijuar më shumë siguri kibernetike me qëllim që mos të ndodhin dëme të pariparueshme.
Kështu u tha në konferencën e tretë me temën "Siguria kibernetike dhe privatësi", e mbështetur nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se edhe Kosova është e rrezikuar nga krimi kibernetik që është prezent edhe në jetën private.
Haradinaj pranoi se Kosova është vonuar sa i përket sigurisë kibernetike marr parasysh përparësitë e agresivitetit që ka mënyra e komunikimit në tërësi.
“Mund të them lirisht që na ka zënë të papërgatitur”, tha ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se siguria kibernetike dhe privatësia janë sfidë që duhet të tejkalohet dhe për këtë arsye kanë krijuar edhe Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë me qëllim të përkrahjes së këtij sektori.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj tha se zhvillimi i Teknologjisë të re duhet te ketë edhe një rregullativë shtetërore. Ai tha se siguria kibernetike është përgjegjësi e institucioneve që janë përgjegjëse për sigurinë tonë dhe një bashkëpunim i thellë do e ndihmonte parandalimin e kërcënimeve.
Kurse, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie tha se SHBA do të vazhdojë mbështetjen për sigurinë kibernetike në Kosovë.
Delawie kërkoi nga shteti i Kosovës që të krijojë ligje dhe rregullativa që sigurojnë siguri kibernetike, derisa ka përgëzuar institucionet e sigurisë në arrestimin e kriminelëve kibernetikë ndër vite.