Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asdren Çelaj këshillon Ulqinin: Mos e ndiqni shembullin e Tuzit!

Politikologu nga Vuthajt e Gucisë, Asren Çelaj, përmes një postimin në rrjetin social Facebook i është drejtuar ulqinakëve të mos e ndjekin shembullin e Tuzit, ku me gjithë përbërjen e popullsisë (rreth 80 për qind shqiptarë), në zgjedhjet lokale fiton partia e Millo Gjukanoviqit.

Në postimin e tij ai shkruan:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para disa javësh në Malësi ndodhi ajo që pak kush e priste por që shumë kush e dëshironte !

Ndodhi e pamundshmja, ku në mes shqiptarësh, fitimtare doli partia e cila jo aq shumë ia don të mirën shqiptarëve!

Këto ditë të fushatës parazgjedhore në Ulqin, shihet një pjekuri e subjekteve politike shqiptare, ku në vend të akuzave të ndërsjellta, ata po shpalosin programe për zhvillimin e vendit të tyre.

Me siguri se kjo do të mirëpritet dhe do të ketë reflektim pozitiv edhe te votuesit shqiptarë.

Shpresoj që një sjellje e tillë të vazhdoj gjatë gjithë fushatës por edhe pas zgjedhjeve. Përmbi interesat personale a partiake le të mbizotëroj interesi i ç’do ulqinaku.

Me bindje të madhe them se secili subjekt jo-shqiptar u don më pak se subjektet tona kombëtare.

Mos lejoni që Ulqini të bie në dorën e atyre që nuk e duan Ulqinin, mos lejoni që tjetër kush të bëhet Zot shtëpije në shtëpinë tuaj.

Andaj, në zgjedhje dilni masovikisht dhe përkrahni listat shqiptare. !

SUKSESE subjekteve shqiptare në ULQIN!