Kryeministri grek Alexis Tsipras, nesër më datë 23 janar do të qëndrojë në Davos të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror, aty pritet të takohet edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë të Maqedonisë Zoran Zaev.
Sipas një deklarate dhënë nga zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos, Tsipras do të takohet edhe me udhëheqës tjerë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se Tsipras do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, atë të Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, zëvendësministrin e Federatës ruse Igor Shuvalov, Komisionerin Evropian për Çështje Ekonomike Pierre Moscovici, atë Evropian për Zgjerim Johannes Hahn si dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar Christrine Legarde.