Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj ngrit si shqetësim integrimin në BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngritur si shqetësim marrëdhëniet jo të mirëfillta me Bashkimin Evropian, për shkak të mos njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së.

Haradinaj i bëri këto komente më mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku tha se është e padrejtë që Kosova të vuaj për shkak të marrëdhënieve që BE ka mes vete, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kurse, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se në prag të 10 vjetorit, Kosova ka bërë një progres të mirëfilltë në forcimin e marrëdhënieve me BE-në.

“Këto ditët e fundit ka një zhvillim jo të mirë, KE duhet ta prezantojë strategjinë për zgjerim. I kam dy drafte dhe e ndaj shqetësimin tim që bashkë me kryeministrin e kemi trajtuar. E përshëndes iniciativën e BE, po qasja është selektive meqë ka një datë dhe vit konkret që deri në 2025, Serbia e Mali i Zi nëse i përmbushin kriteret mund të jenë pjesë e BE-së, kur është fjala për Kosovën por edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Bosnjën ka vlerësim shumë të përgjithshëm. Ky formulim vendin tonë nuk e qon askund”, tha ai.