Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkuar për të votuar për kryetar të Vetëvendosjes, në një përpjekje për t'u paraqitur si neutral. Deri më sot ai është munduar të mos identifikohet as me krahun e Albin Kurtit, e as me atë të Dardan Molliqajt - ndonëse ka thënë se nuk e përkrahë platformën e Kurtit për kryetar.
Një fotografi është publikuar në rrjetet sociale, ku Ahmeti shihet duke votuar në njërin prej vendvotimeve të Vetëvendosjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlbin Kurti është i vetmi kandidat për kryetar të Vetëvendosjes. Në fletëvotim janë opsionet “për”, “kundër” dhe “abstenoj”.
Edhe pse ende nuk ka treguar Ahmeti se nga cili krah anon, ai dje tregoi se megjithatë nuk e ka ndërmend ta lë Vetëvendosjen.
Në zgjedhjet e sotme nuk janë parë duke votuar disa prej të pakënaqurve me zhvillimet brenda VV-së.
Por, përkrahësit e Albin Kurtit kanë njoftuar se e kanë kryer obligimin, duke votuar për liderin e ardhshëm trevjeçar të Partisë.
Kanë bërë thirrje të dalin edhe të dorëhequrit e deritashëm me në krye ish-Kryetarin Visar Ymeri.
Por, thirrjen edhe të Kurtit nuk e kanë dëgjuar të dorëhequrit.
Deri tash asnjëri prej tyre nuk ka dalë të votojë - Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Aida Dërguti, Shkodran Hoti, e Zgjim Hyseni.
Të gjithë të larguarit nga pozitat udhëheqëse në VV kanë deklaruar se mbesin anëtarë të partisë. Rrjedhimisht kanë të drejtë edhe të votojnë.
Por, Visar Ymeri, ishte përgjigjur negativisht Kurtit. Kishte thënë se Albin Kurti nuk po pranon gabimet. E ka akuzuar se nuk është distancuar nga linçuesit derisa ka deklaruar se Kurti e sheh veten të shenjtë dhe kërkon nënshtrim.