Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rishikimi i mandatit të EULEX-it s’ka të bëjë me Specialen

Bashkimi Evropian (BE) është duke bërë rishikimin e mandatit të misionit EULEX-it. Ndonëse misionit më të madh të sundimit të ligjit të BE-së i përfundon zyrtarisht mandati në qershor të këtij viti ende nuk është marrë vendimi cili do të jetë epilogu në lidhje më këtë çështje.

Maja Kocijanqiq, zëdhënëse në e BE-së ka thënë për Ekonomia Online përmes postës elektronike se deri në qershor do të vendoset për të ardhmen e EULEX-it, duke mos dhënë më shumë detaje nëse mandati mund të vazhdohet edhe pas qershorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mandati i EULEX-it zgjat deri në qershor 2018 dhe vendimi për të ardhmen e tij do të merret deri atëherë”, ishte e shkurtë në përgjigje ajo.

Sipas Kocijanqiq mandati i EULEX nuk është i lidhur me punë e Gjykatës Speciale ndonëse u raportua se ky mision do të jetë në Kosovë edhe për 4 vjet duke e lidhur me fillimin e punës së gjykatës.

“EULEX-i ka luajtur rol administrativ gjatë themelimit të gjykatës. Dhomat e Specializuar dhe Prokurori Special janë plotësisht të pavarur në bazë të Ligjit të miratuar nga Parlamenti i Kosovës. Sipas Ligjit, Udhëheqësi i Misionit të EULEX-it ka rolin e një autoriteti emërues”.

Më tej ajo ka shtuar se objektivat e EULEX-it kanë qenë që të ndihmojnë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë kryesisht nëpërmjet monitorimit dhe këshillimit sidomos pas vitit 2016, raporton EO.

“Që nga qershori i vitit 2016, misioni është fokusuar të jap përgjegjësi vendësve. Të gjitha hetimet penale dhe gjykimet e reja penale janë bërë nga autoritetet e Kosovës me kolegje gjyqësore të përbëra nga vendësit. Vetëm në raste të jashtëzakonshme caktohej një rast për një prokuror të EULEX-it ose një kolegj të përbërë nga një shumicë e gjyqtarëve të misionit”, sqaroi ajo.