Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me eskortën e tij, para pak minutave kanë hyrë në territorin e Kosovës përmes kufirit të Jarinjes.
Ndërkohë, ka ndryshuar agjenda e tij. Së pari ai do ta vizitojë manastirin Banjska. Pastaj nga ora 12:00, do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviçi, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.
Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin, më pas në orën 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.