Arban Hoxha nga Departamenti i Politikave të Zhvillimit Rural në MBPZHR në “Puls” të KTV-së, ka thënë se brenda Agjencionit të pagesave është auditori i brendshëm i cili kontrollon.
Por Besnik Boletini nga Çohu ka pyetur se si është e mundur që “i njëjti traktor i cili kushton 31 mijë euro, është paguar 51 mijë euro”.
“Këtë e tregon raporti i Auditorit të Jashtëm”, ka thënë Boletini.
Nga ana tjetër, Hoxha ka treguar se 50 vetë që janë paditur e po gjykohen nga Agjencia e Pagesave për mashtrim.
Boletini, tutje ka thënë se “traktorë kanë fituar edhe komandantët, deputetët dhe zyrtarë të lartë”.