Gazetari Besnik Boletini, nga organizata Çohu, në Puls të KTV-së ka shprehur bindjen se ka favorizime rajonale në ndarjen e granteve dhe subvencioneve.
“Shumë traktorë ndahen në Drenas, Skenderaj, kurse shumë pak në Rahovec etj”, ka thënë Boletini.
Edhe sa i përket investimeve tjera, sipas tij, Skenderaj dhe Drenasi dalin shumë të favorizuara nga Ministria e Bujqësisë.
“Kanë grante shumë më shumë se komunat tjera, siç janë Peja, Gjakova, Mitrovica e shumë komuna tjera”, ka thënë ai.