Në kohën kur pushteti është duke shqyrtuar opsionet për ta paralizuar Gjykatën Speciale, në Kosovë ka arritur një delegacion i përbashkët franko-gjerman për një vizitë “urgjente” me misionin për shuarjen e çfarëdo nisme për shfuqizimin e kësaj gjykate, shkruan sot Koha Ditore.
Delegacioni ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi, si iniciatorë të nismës për shfuqizimin e Speciales.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimeve me dy liderët shtetërorë, sipas burimeve të sigurta të gazetës, zyrtarët nga Berlini dhe Parisi ua kanë tërhequr vërejtjen atyre se shfuqizimi i Gjykatës Speciale do të përcillej me “pasoja të rënda” për lidershipin e vendit.
Zyrtarët nga Berlini e Parisi të mërkurën janë takuar edhe me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa të enjten do të takohen edhe me përfaqësuesit e LDK-së dhe me përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.