Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie mirëpret deklaratën e Veselit për Specialen

Ambasadori Amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka mirëpritur deklaratën publike të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me Gjykatën Speciale.

Veseli, përmes një shkrimi autorial, ka thënë se Gjykata Speciale do të formohet dhe se shteti kosovar nuk ka fuqi ta ndalojë shfuqizimin e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ambasadori Delawie ka mbështetur këtë qëndrim të Veselit dhe të zyrtarëve të tjerë që janë pro formimit të Gjykatës Speciale.

“E mirëpres deklaratën publike nga Kryetari i Kuvendit Veseli dhe figurave tjera kryesore politike që respektojnë përkushtimin e Kosovës ndaj Gjykatës Speciale”, ka shkruar në Twitter ambasadori Delawie.