Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në “Puls” të KTV-së ka thënë se fëmijët që po kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Prishtinës nuk janë kompetencë e Ministrisë që ai i prinë.
“Është kompetencë e Komunës dhe Ministrisë së Brendshme, kurse kompetencë e imja janë fëmijët e braktisur që në vitin 2017 janë 34 raste. Pra Komunat dhe Ministria e Brendshme dhe komunat duhet të merren me fëmijët që kërkojnë lëmoshë në rrugë”, ka thënë ministri Reçica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo