Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kusari: Thaçi nuk dha argumente pse dëshiron ta shfuqizojë Specialen

Deputetja Mimoza Kusari Lila e Alternativës, ka thënë se pasditja e sotme ishte një nga ngjarjet më të pabesueshme, pasi në momentin kur ishin duke diskutuar për dokumentin kryesor, pra Buxhetin e 2018-ës, u është kërkuar të merren nënshkrimet për shfuqizimin e Speciales.

“Kur u tha se diçka serioze për përgatitet atëherë filluan mbledhjet tona për të parë a po bëhet ky ndryshim”, tha Kusari-Lila në Interaktiv të KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka thënë se për ta ishte e qartë që kjo ishte një situatë e inskenuar, pasi nuk pati asgjë të paralajmëruar.

“Sot ndodhi diçka tinzare, si të bëhej fjalë për një çështje jetë apo vdekje”, tha Kusari-Lila, duke shtuar se as 43 deputetët që nënshkruan nuk e dinë se për çfarë kanë nënshkruar, transmeton Koha.net.

Një situatë e tillë që do t’a kthente Kosovën shumë prapa, ka thënë se dikujt i ka sjellë panik.

“As Thaçi nuk kanë dhënë argumente pse duhet të ndryshohet skenari për shfuqizimin e Speciales”, tha Kusari-Lila, e shtoi se sot më shumë se kurrë pati deklarata se Kosova po rrezikon izolimin.

Ka thënë se nuk dihet kë e ka në listë Gjykata Speciale, e kjo ka sjellë panik te disa politikanë kosovarë.

“Sot ishte kulminacioni i çmendurisë”, tha ajo e shtoi se nuk merren vendime të tilla.

Kusari-Lila tha se përfaqësuesi i BE-së, ambasadori amerikan Greg Delawie dhe ai britanik Ruairi O’Connell, dhanë qëndrime individuale që një zëri rrinë prapa asaj se nëse Kosova e arrin këtë vendim, ata nuk do japin më mbështetje ndaj Kosovës.