Lista esenciale e barnave është problem shumë më kompleks se sa paraqitet. Realisht, edhe më komplekse se sa e kishte menduar kryeministri Ramush Haradinaj.
Me të marrë postin e kryeministrit, Haradinaj në Rubikon të KTV-së kishte premtuar se që në ditët e para ky problem do të zgjidhet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjë e tillë nuk ndodhi as pas 100 ditësh të qeverisjes së tij.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli në Rubikon të KTV-së ka thënë se në qeverinë paraprake kishte interesa që lista mos të revidohet.
“Gjendja e barnave është më komplekse se sa paraqitet. Më 15 janar vijnë trupa nga Gjeneva që të revidohet lista esenciale. Pse kjo s’ka ndodhur deri tash, atëherë duket se kjo i ka interesuar dikujt që të mos ndodh”, ka thënë Ismajli.
Ai tha se brenda gjashtë muajsh do të ketë zhvillim në këtë çështje, por jo edhe përfundim të saj.