Shumë kritika janë dhënë për mënyrën se si është zhvilluar deri tash dialogu me Serbinë, i cili tashmë ka kaluar në nivel presidentësh, raporton KTV.
Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se në këtë proces janë bërë lëshime të mëdha në të kaluarën dhe ka shtuar se mandatimi që ia ka bërë vetes presidenti për t’i udhëhequr bisedimet, është veprim diktatorial.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto deklarata janë bërë gjatë publikimit të raportit “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?” i organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Kryeredaktori i gazetës “Koha Ditore”, Agron Bajrami, i cili është autor i këtij raporti, tha se Qeveria aktuale nuk është e gatshme dhe nuk ka ndonjë vullnet që të udhëheqë këtë dialog, njëjtë sikurse qeveritë e kaluara.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi se çfarëdo marrëveshje që arrihet, ajo duhet ratifikuar në Kuvend dhe të kalohet në Qeveri. Sipas tij, nëse presidenti nuk i përgjigjet Kuvendit, është e habitshme që të vazhdojë dialogun. Ahmet Isufi i AAK-së ka kërkuar konsensus nacional për dialogun me Serbinë.
Raporti i plotë “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?”:
{gallery}