Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jevtiq: Kemi bashkëpunim të mrekullueshëm me Haradinajn

Qeveria aktuale e Kosovës në programin e vet e ka futur çështjen e Asociacionin e Komunave serbe (AKS) dhe pres që në vitin e ardhshëm të ketë hapa konkretë, thotë nënkryetari i Qeverisë së Kosovës dhe ministri për Kthim e Komunitete Dalibor Jevtiq, transmeton Koha. net.

“AKS nuk është pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit dhe nuk bën të jetë. AKS është pjesë e detyrimeve ndërkombëtare të Prishtinës. Insistojmë që ajo që është nënshkruar duhet zbatuar”, ka thënë ai për dw në gjuhën serbe, përcjell “blic”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai thotë se serbët në Qeveri nuk kanë hyrë për të bllokuar, por “për t’i lëvizur disa gjëra nga pika e vdekjes”.

Pohon se bashkëpunimi me Beogradin ekziston porse përfaqësuesit e Listës Serbe i marrin vetë vendimet. Thotë se Beogradi ka pasur mendim tjetër kur u mor vendimi për të marrë pjesë në Qeverinë e Kosovës, porse e ka pranuar atë që e kemi thënë.

“Që nga dita e parë, me kryetarin e Qeverisë, Haradinajn, kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe shumë konkretisht dhe kemi filluar të zgjidhim shumë çështje”, ka thënë ai.

Problemet, thotë ai, nuk zgjidhen nëse refuzojmë të bashkëpunojmë e të bisedojmë .

Në pyetjen nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovës, ai ka thënë këtë pyetej duhet bërë në Beograd.