Inspektorati Policor i Kosovës është duke marrë pjesë në punëtorinë rajonale të organizuar nga RAI (Iniciativa Rajonale kundër korrupsionit) dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Rumanisë me përkrahjen e OSBE-së, e cila po mbahet në Bukuresht – Rumani më 13-14 dhjetor 2017, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të mbikëqyrjes policore dhe agjencive kundër korrupsionit nga shtetet e rajonit dhe më gjerë, e në të cilën Republika e Kosovës po përfaqësohet nga Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti me bashkëpunëtorë”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë punëtori të titulluar “Integriteti dhe standardet profesionale në agjencitë e zbatimit të ligjit” ndër të tjera, nga zyrtarët e shteteve pjesëmarrëse janë diskutuar çështjet e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë, praktikat e aplikuara nga vendet e rajonit dhe më gjerë, identifikimi efektiv i rreziqeve nga korrupsioni, sfidat e përbashkëta etj.