Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHBA – ja kundër shkurtimit të dënimeve të shqiptuara nga gjykatat

Ambasada e SHBA-së, përmes një kumtese ka kundërshtuar amendamentin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale i cili siguron çdo të arrestuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë të kryerjes së dënimit, transmeton koha.net.

Ky është teksti i kumtesës e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shtetet e Bashkuara përkrahin miratimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale i cili do të mbyllte vrimat ligjore të cilat lejojnë që kriminelët e lidhur me politikën të braktisin burgun për arsye të pakuptimta. Sidoqoftë, ne fuqimisht kundërshtojmë amandamentin e propozuar në këtë ligj i cili amandament i siguron çdo të arrestuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë të kryerjes së dënimit. Ky amandament, ashtu siç është tani, do t’i jepte të drejtë ÇDO krimineli të dënuar që është duke kryer dënimin me burg që ta ketë dënimin më të shkurtër për 1/3-ën e kohëzgjatjes së dënimit. Kjo po ashtu do të thotë se një trup politik – Kuvendi – është duke e shpallur të gabueshëm çdo vendim të pavarur juridik që rezulton me mbajtje të burgut, dhe se çdo dënim me burg në të ardhmen do të jetë më i shkurtër se sa ai që e vendos gjyqtari. Për shembull, me kalimin e këtij amandamenti, personi që është dënuar me 23 vjet burg pasi që ka vrarë të fejuarën e tij duke e therur 76 herë do të mbajë vetëm 15 vjet. Ky amandament e dobëson parimin e sigurisë ligjore dhe të pavarësisë së gjyqësorit. Ne i bëjmë thirrje Kuvendit që të refuzojë këtë përpjekje për dobësimin e sundimit të ligjit, dhe që të lëvizë përpara me ligje që do ta forconin atë. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara ndaj forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë dhe ndaj punës së përbashkët me Kosovën në këtë përpjekje”.