Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj dhe Zaev vizituan kompaninë “Vitaminka Trade”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë vizituar Kompaninë “Vitaminka Trade”, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.

“Krahas bashkëpunimit politik, në planin rajonal e global, kemi interes të madh edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe ky bashkëpunim jeni ju, afaristët”, tha me këtë rast Haradinaj, duke porositur që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, shprehu besimin se bashkëpunimi midis dy vendeve në këmbimin tregtar dhe në zhvillimin e bizneseve do të zhvillohet në interes të dyanshëm dhe në shërbim të ngritjes së standardit të qytetarëve dhe të hapjes së vendeve të reja të punës.

“Vitaminka Trade” bashkëpunon me prodhuesin më të madh në Maqedoni. “Vitaminka Prilep” që nga viti 1973.