Në vitin 2011, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, kishte tentuar të bëhej pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga përgjimet e papublikuara deri tash, të cilat i ka siguruar Kohavisioni.
Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Besim Beqaj dëgjohen teksa përpiqen të sigurojnë një pozitë, për kryeprokurorin që asokohe ishte Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një moment Kadri Veseli kishte thënë se Leka mund t’i ndihmojë edhe nga pozita ku ishte, për çka kishte mbështetjen e tyre.