Ndërmarrja “Trepça” ende nuk është regjistruar si shoqëri aksionare, ashtu siç e përcakton Ligji, i miratuar më shumë se një vit më parë. Kjo, meqë nuk është përpiluar statuti dhe aktet e tjera të cilat duhet t’i paraprijnë regjistrimit, shkruan sot Koha Ditore.
Formalisht, “Trepça” si e tërë ndodhet në menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ani se nëpërmjet Ligjit për “Trepçën”, të miratuar në muajin tetor të vitit 2016, tri asetet thelbësore të kësaj ndërmarrjeje kanë marrë statusin e shoqërisë aksionare. Ligji e bën Qeverinë aksionaren kryesore të Minierave me Flotacion Trepça - Stan Tërg, Minierave me Flotacion Kizhnicë dhe Artanë si dhe Minierave me Flotacion Kopaonik - Leposaviç. Ekzekutivi i mban 80 për qind të këtyre aksioneve, kurse pjesa tjetër u takon punëtorëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kapitullin e dytë të ligjit është trajtuar çështja e organizimit dhe regjistrimit të kësaj shoqërie aksionare.
“Struktura organizative, kapitali themeltar, menaxhimi dhe çështjet e tjera organizative specifike të “Trepça” sh.a., përcaktohen në statutin e shoqërisë aksionare sipas ligjit; Statuti i “Trepça” sh.a. propozohet nga Bordi Mbikëqyrës, miratohet nga aksionarët pas aprovimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në nenin 6 të ligjit.(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.