USAID dhe Instituti Riinvest kanë lansuar sot projektin “Indeksi Komunal i Konkurrueshmërisë - MCI”.
Drejtori i Institutit Riinvest, Alban Hashani tha se lansimi i indeksit të konkurrueshmërisë do të ndikojë në përmirësimin e informimit për bizneset në Kosovë dhe do të mundësojë që në mënyrë krahasimtare të analizoj mjedisin e biznesit në komunat e Kosovës kështu duke nxitur konkurrueshmëri në komuna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Lansimi i fillimit të punës së indeksit janë mjet i rëndësishëm i luftimit të korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes dhe krijimin e një mjedisi më miqësor afarist.", tha ai.
Drejtori i USAID-it James Hope tha se indeksi i konkurrueshmërisë ka të bëjë me qeverisje të mirë në të gjitha komunat dhe është dëshmuar si mjet efektiv.
Hope tha po ashtu se indeksi komunal i konkurrueshmërisë është shkop matës që tregon përmirësimin e mjedisit afarist dhe një gjë tjetër me rëndësi është se i përfshin 38 komuna të Kosovës dhe vet fjala konkurrueshmëri nxit një garë në mes të gjitha komunat.
Indeksin komunal të konkurrueshmërisë, Hope e konsideroi si n një vegël të vlefshëm për t’i këmbyer praktikat më të mira dhe ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat qs ballafaqohen komunat.