Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Republika e Afrikës Jugore falënderohet nga Serbia për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ia ka transmetuar ministres së Mbrojtjes dhe të Veteranëve Ushtarakë të Republikës së Afrikës Jugore, Nosivive Mapisa-Nkakulu falënderimin e Serbisë për, siç thanë medie të Beogradit, “qëndrimin e fuqishëm” të këtij shteti lidhur me "respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Serbisë ndaj Kosovës”, transmeton Koha.net.

Dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar “nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale", e është treguar edhe gatishmëria për forcimin e tyre, të cilat, theksohet, ekzistojnë që nga koha e luftës antikolonialiste dhe Lëvizja e Mosinkuadrimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarja nga Republika e |Afrikës Jugore po qëndron për vizitë në Serbi.