Deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti, Faton Topalli, Donika Kadaj-Bjupi dhe Albulena Haxhiu janë deklaruar të pafajshëm sot pasi që prokurori ua lexoi aktakuzën.
Ata akuzohen për hedhjen e gazit të lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu dhe Topalli kanë shkuar në seancë në bazë të thirrjes së gjyqtarit ndërkohë Kurti dhe Kadaj-Bujupi janë sjellë nga paraburgimi pasi janë arrestuar sepse kishin shkelur masën e arrestit shtëpiak.
Ndërkohë dëshmitarët e këtij rastit, deputetët Xhavit Haliti, Blerta Deliu Kodra, Bekimi Haxhiu janë liruar nga seanca deri të ftesën e radhës për të dëshmuar.
Në fillim të seancës avokati i të akuzuarës Donika Kadaj-Bujupi kërkoi përjashtimin e trupit gjykues ndërsa për Kurtin, Haxhiun dhe Topallin janë caktuar avokatë sipas detyrës zyrtare.