Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar anëtaren e bordit të RTK-së Mimoza Hasani-Pllana.
Për shkarkimin e Hasani-Pllana kanë votuar 56 deputetë, 2 prej tyre kanë votuar kundër, ndërsa 16 të tjerë kanë abstenuar, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHasani-Pllana kishte mbajtur funksionin e nëpunëses civile në Ministrinë e Arsimit si dhe ishte anëtare e bordit të RTK-së, për dy vite rresht, edhe pse ligji nuk e lejon një gjë të tillë.