Gradimir Mikiq, kryetari i Ranillugut, komunë me shumicë serbe, sipas gazetës “Blic” të Beogradit, është arrestuar e më pas është liruar, pasi në veturën e tij janë gjetur një mijë posterë parazgjedhorë me portretin e kryeministrit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gazeta citon si burim shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, transmeton Koha.net.
TV Pink i Beogradit citon Gjuriqin, sipas të cilit Mikiq ishte arrestuar mbrëmë, ndërsa është lënë i lirë sot, ndërsa akuzohet për nxitje të përçarjes nacional e fetare. Po ashtu theksohet se i gjithë materiali parazgjedhor i është konfiskuar. Gjuriq veprimin e policisë së Kosovës e ka quajtur represion brutal mbi popullatën serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet e Kosovës më herët kanë thënë se nuk do të lejohet fushatë në vendin tonë për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.
Deri tash nuk ka pasur ndonjë njoftim nga Policia për arrestimin e kryetarit të Ranillugut.