Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Kjo ditë na jep nder e na bën krenar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke uruar festën e 28 Nëntorit ka thënë se kjo ditë shënon rimëkëmbjen e kombit tonë dhe se kjo është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tutje ka shtuar se kjo është një ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dita e Flamurit, që shënon rimëkëmbjen e kombit tonë, është festa e përjetësuar ndër shqiptarë kudo që janë. 28 Nëntori i bekuar, është ditë e shënuar e sakrificës dhe e dinjitetit kombëtar, është historia e lavdishme dhe synimi jonë për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Kjo ditë na jep nder e na bën krenar!”, ka shkruar ai në Facebook.