Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Syri i Popullit” e merr përgjegjësinë për atentatin ndaj Vllasit

E ashtuquajtura organizata "Syri i Popullit", e ka marrë përgjegjësinë për plagosjen e avokatit, Azem Vllasi. Siç raporton KTV, përmes një letre dërguar mediave, kjo organizatë e ka quajtur Vllasin gjakpirës antishqiptar, i cili, sipas tyre, ka punuar për interesat e Jugosllavisë vrastare.

Lidhur me veprimtarinë e kësaj organizate nuk ka dashur të flasë as ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i cili u është shmangur pyetjeve të KTV-së. Ndërsa, zyra e informimit në këtë ministri ka thënë që të gjitha këto pyetje duhet t’i drejtohen Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Mirëpo, as AKI gjatë së mërkurës nuk ka dhënë ndonjë informatë për organizatën e cila mori përgjegjësinë për sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi.
 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo