Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i është përgjigjur ashpër ministrit serb, Ivica Daçiq dhe e quan si person të vogël.
Ky është shkrimi i plotë i Pacollit në rrjetin social Facebook:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklarata e Daçiqit që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikes qê ai përfaqëson - Destruktivitet, shkatërrim, rrënim.
Pra kjo është ajo që përfaqëson Daçiq. Ne në Kosovë do të jemi gjithmonë konstruktiv dhe do të ndërtojmë. Shkatërrimi është karakteristikë e të frustruarve të skajshëm.
Ne nuk jemi fajtor që një botë e tërë janë kundër Daçiqit dhe politikes se Serbisë. E sa i përket paralajmërimeve të Daçiqit për terheqjen e njohjeve ato janë thjesht përpjekje Don Kishoteske.
Këto përpjekje të Don Kishotit ballkanas, rezultojnë qesharake edhe kur ai prezenton “notën verbale” të Guinesë Bissau, e cila në fund të tekstit zotohet dhe rikonfirmon respektin që ka për Ministrinë e Jashtme dhe Republikën e Kosovës.
Sa i vogël je Ivica Daçiq... Po më zhgënjen çdo ditë e më shumë.....!