Arbëri

Policia në kërkim të Kurtit dhe Kadaj-Bujupit

Dy vetura të Policisë po qëndrojnë para ndërtesës ku banon deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Kurti ka refuzuar të shkojë në të gjitha seancat ku është i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, transmeton Kosovapress.

Herën e kaluar gjykata ka urdhëruar që ai të sillet me forcë, ndërsa njëjtë ka vepruar edhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

Bashkë me Kurtin dhe Kadaj Bujupin, akuzohen edhe deputeti Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu

KTV raporton se në sallën e gjykatës i vetëm është duke qëndruar deputeti Topalli.

Image