Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kadaj-Bujupi: Gjyqësi e kapur nga klika e krimit

Gjykata Themelore në Prishtinë, sot dënoi katër aktivistët e Vetëvendosjes për sulmin në Kuvend me mbi 21 vjet burgim.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se kjo gjyqësi është kapur nga, siç thotë ajo “klika e krimit”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka thënë se në këtë mënyrë, bëhet e ditur se Lëvizja Vetëvendosje me aktivistët e saj ua kanë zënë rrugën krimit në Kosovë, e kjo i bën krenarë.

Postimi i Donika Kadaj Bujupit në Facebook:

Po si mendoni se vendimet e një gjykate të kapur nga klika e kriminalizuar mund të të gjykojnë?

Që këta kriminelë pushteti mund të të dënojnë?

Jo pra. Që të gjykosh duhet të kesh mendje e nder. Krimineli nuk e ka asnjërën. Mendjen e ka të korruptuar e nderin të ç’ndërgjegjësuar.

Jo pra. Që të dënosh duhet të kesh legjitimitet e paanshmëri. Krimineli nuk e ka asnjërën. Në vend të legjitimiteti ka dhunën, e në vend të paanshmërisë ka kapjen.

Kjo gjyqësi e kapur nga klika e krimit vetëm mund të të përndjekin e dhunojnë.

A nuk janë këto lavdata? A nuk janë këto shenja se u ke zënë rrugën? A nuk është zënia e rrugës krimit sukses në luftën për drejtësi e barazi? A nuk është pikërisht kjo dëshmia që je në rrugë të drejtë? A nuk të bën kjo krenar?

#Astrit #Adea #Atdhe #Frashër #Egzon