Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MSH-ja “fsheh” dosjen e dhëndrit të Ramush Haradinajt

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ta mbajë fshehur dosjen e dhëndrit të Ramush Haradinajt.

Dosja, e cila përmban dëshmitë e shkollimit dhe të punës paraprake, e që në bazë të tyre është arsyetuar përzgjedhja e 27-vjeçarit Liridon Dervishaj në pozitën e drejtorit të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në kuadër të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë (AFSH), nuk është në dispozicion për publikun, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Shëndetësisë përkatësisht Agjencia e Financimit të Shëndetësisë (AFSH) të mërkurën ka refuzuar pa arsyetim kërkesën e “Kohës Ditore” për qasje në dosjen e drejtorit të ri të Financave.

Gazeta përmes formës elektronike, siç përcaktohet në ligj, i ka drejtuar kërkesë këtij institucioni, e që ka konfirmuar se ka pranuar një kërkesë të tillë. Pas disa ditësh kanë thënë se kanë aprovuar kërkesën për qasje. Kur ekipi i gazetës ka shkuar për të marrë dokumentet, u janë ofruar dokumentet që gjendën në webfaqe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.