Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bërnabiq thekson përkushtimin e Serbisë për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq pas takimit të sotshëm në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe komisarin Johannes Hahn tha se qëllimi më i rëndësishëm strategjik i Serbisë janë integrimet europiane dhe se Beogradi është i përkushtuar ndaj dialogut me Prishtinën dhe se sinqerisht po punon për stabilitetin dhe ndërlidhjen rajonale, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Duke folur, ndër të tjera, për dialogun me Kosovën, Bërnabiq tha se Serbia është e përkushtuar pa rezerva dhe sinqerisht në këtë proces. Ajo e ka quajtur hap të guxitshëm vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hapjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, meqë konsiderojmë se bëhet fjalë për një temë që nuk duhet të ketë qërim hesapesh politike, por që të merret qëndrim i përbashkët, është shprehur ajo, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo tha se nga Brukseli dëshiron t’u bëjë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të jetës politike e ekonomike që të përfshihen në dialogun e brendshëm për Kosovën, në mënyrë që të dalim me qëndrimin më të mirë. Po ashtu ajo tha se i bën thirrje Prishtinës që të punojmë për realizimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit, meqë edhe kjo është një formë e përgjegjësisë, që diçka për të cilën është negociuar gjatë, marrë vesh e nënshkruar duhet të zbatohet, citohet të ketë thënë Bërnabiq, transmeton Koha.net.

"Të ulemi dhe të formojmë Asociacionin e Komunave Serbe, meqë ky do të ishte sinjal i mirë se mund të bisedojmë edhe për çështje të tjera", ka deklaruar Bërnabiq.

Komisari i BE-së Hahn ka përshëndetur vendimin e Vuçiqit për dialog të brendshëm dhe ka folur për përparimin e Serbisë në rrugën europiane.