Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE: Një gjyqtar i pavarur po heton akuzat e Simmons për EULEX-in

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësuese së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka thënë se BE-ja njëkohësisht edhe EULEX-i kanë zero tolerancë për akuzat dhe për sjellje të pahijshme të të gjithë anëtarëve të misionit.

Sipas saj akuzat janë hetuar dhe raportuar në bordin disiplinues, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Akuzat janë hetuar nga një gjyqtar i pavarur dhe disa nga të gjeturat janë pranuar në bordin disiplinues dhe dua të theksoj se të gjitha procedurat e parapara në kod janë ndjekur me përpikëri. Nuk mund të flas enkas për ndonjë akuzë dhe për hetimet që po vazhdojnë”, ka thënë Kocijançiç.