Një vdekje, që po cilësohet si e dyshimtë, ka ndodhur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Punëtorët nuk kanë dashur të japin detaje lidhur me kolegun e tyre, por një version zyrtar e ka zëdhënësja Valentina Gara, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas hetimeve të para të Policisë, i ndjeri nuk kishte shenja të dhunës në trup.
Ndërsa, dyshojnë se ai mund të ketë pasur ndonjë sulm, megjithatë po e presin raportin përfundimtar të autopsisë.
Familjarët tashmë kanë hapur dyert dhe po presin shuam njerëz për ngushëllime.
Babai i të ndjerit, i cili nuk ka dashur të flasë para kamerës, ka thënë se fillimisht i është thënë se i biri ka pësuar infarkt.
Ai shton se Genti nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike.