Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu- Kodra priti sot ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristofor Sardi.
Ajo, me këtë rast e njoftoi ambasadorin për punën dhe prioritetet e Komisionit për Integrime Evropiane, që ndërlidhen me mbikëqyrjen e përmbushjes së kritereve për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe me mbikëqyrjen e përmbushjes së obligimeve nga Agjenda e Reformave Evropiane dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, pasi që përmbushja e këtyre obligimeve nga ana e institucioneve të Kosovës do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në agjendën evropiane.