Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj kërkon bashkëpunim më të ngushtë me FSK-në

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Ministrinë e FSK-së, ku u prit nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Ministri Lekaj uroi ministrin Berisha për pozitën e re dhe tha se “bashkërisht duhet të bëjmë një lëvizje pozitive, e cila duhet të ndodhë në mënyrë graduale”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne e dimë që ju në çdo drejtim do t’i shtyni përpara shumë procese, andaj më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Kabinetit të MI t’ju uroj suksese dhe t’ju ofrojmë bashkëpunimin tonë aty ku është interesi i vendit tonë. Edhe pse ne bashkëpunimet tona do t’i shoqërojmë me disa memorandume bashkëpunimi, në raste të jashtëzakonshme neve si Ministri e Infrastrukturës, bashkë me ju, na duhet një bashkëpunim më i ngushtë, duke caktuar një agjendë të prioriteteve, ku ju në raste të jashtëzakonshme mund të jepni kontributin tuaj”, tha ai.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, në pika të shkurtra e njoftoi me gjendjen dhe zhvillimet e FSK-së, me mandatin ekzistues që e ka, si dhe me strategjinë e planveprimit për të ardhmen e Forcës së Sigurisë të Kosovës.