Arbëri

Ministri Pacolli heq dorë nga “njohjet” që kurrë nuk kishin ardhur

Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar të përditësuar listën e plotë me 114 njohjet.

Prej aty janë larguar dy njohjet, të cilat ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i kishte prezantuar gjatë mandatit Thaçi 2, për të cilat nuk arritën kurrë notat verbale, shkruan sot Koha Ditore.

Pacolli i kishte paraqitur si meritë vetjake “njohjet” nga Republika Federale e Nigerisë (2011) dhe Republika e Ugandës (2012). Njëjtë kishte vepruar edhe me “njohjen” nga Mali, por e cila nuk ishte futur asnjëherë në faqen zyrtare.

Gazeta pati raportuar se në kompensim të njohjes, Pacolli i kishte ofruar inventar dhe kompjuterë presidentit të rrëzuar me grusht-shtet në Mali, ndërkaq në Nigeri kishte firmosur një dokument ku zotohej për investime në vlerë prej 1.6 miliardë dollarësh amerikanë. Që nga viti 2011-2012 kur ishin prezantuar si njohje, MPJ-ja nuk ka dëshmuar asnjëherë notat verbale të këtyre shteteve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.