Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Brendi kosovar “Eks lëng frutash” fiton çmimin ndërkombëtar “Stubrand 2017”

Certifikata ndërkombëtare oficiale STUBRAND këtë vit realizoi anketën e parë të saj të pavarur në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni duke matur perceptimin ose imazhin e 500 brendeve në 19 kategori të ndryshme në mes të studentëve (njerëz të ri të moshës 18-27 vjet) me ç’rast brendi EKS lëng frutash gëzon një imazh pozitiv prej 65% i cili nënkupton nivel të lartë të lidhjes emocionale dhe pëlqimit për lëngjet natyrale nga brendi EKS. Prandaj me shumë meritë shpërblehet me certifikatën prestigjioze STUBRAND për vitin 2017.

Brendi EKS është pjesë e kompanisë LABERION shpk – Podujevë, i cili njëherit është edhe prodhuesi i parë në Kosovë i lëngjeve natyrale nga fruta dhe perime në Tetra Pak paketim që nga viti 2001, po ashtu pjesë e kompanisë LABERION janë edhe brendet e mirënjohura në tregun Kosovar DONA dhe EKO frut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vlen të theksohet se brendi EKS, përpos që është lider në tregun Kosovar sa i përket kategorisë së lëngjeve natyrale në Tetra Pak paketim, që nga viti 2003 produktet nga brendi EKS eksportohet në shumë vende jashtë Kosovës siç janë ato të rajonit, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Mali i zi, Shqipëri dhe Maqedoni, po ashtu në tregun e Evropës si: Bullgari, Zvicër, Gjermani, Francë dhe Holandë e viteve të fundit edhe në tregun Afrikan si: Libi, Senegal, Mali, Bregu i Fildishtë etj.

Lulzim Osmani - drejtor për shitje dhe marketing, deklaron se kjo certifikatë ndërkombëtare ka një vlerë te veçantë për kompaninë Laberion, pasi që vjen nga studentët dhe mosha e re, vlerësimi i të cilëve është shumë i sinqertë pa asnjë stereotip, paragjykim ose frikë të tregojnë të vërtetën dhe janë konsumatorët e të tashmes dhe të ardhmes.

*Artikull i sponsorizuar nga EKS lëng frutash

{gallery}