Pas marrjes së informacioneve nga mediat kosovare, dhe thirrjen e Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismajli rreth një tenderi për furnizim me tableta “Imatinib”, sot në mbledhjen e Komisionit të AKK-së u vendos për të proceduruar me hetim paraprak të çështjes.
Këto tableta përdoren për trajtimin e leukemisë, me çmim prej 300% më të shtrenjtë se çmimi me pakicë në tregun farmaceutik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Autoriteti Kosovar i Konkurrencës mbetet i përkushtuar t'i parandaloj të gjitha sjelljet antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë ne tregun e RKS”, thuhet në njoftim, përcjell Koha.
Ismaili para disa ditësh ka ndaluar nënshkrimin e kontratës së propozuar rreth sigurimit të tabletave për trajtimin e leukemisë.
Ministri Ismaili ka thënë se do të bëjë çmos që çmimet për ilaçet që i blenë Ministria e Shëndetësisë të jenë referente me tregun dhe rajonin.