Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në veri të Mitrovicës digjen dy vetura

Në zjarrin që ka shpërthyer sot në mëngjes rreth orës 05: 00 në rrugën Knjaz Milosh në veri të Mitrovicës, janë djegur tërësisht dy vetuar ndërsa një tjetër është dëmtuar,njofton radio Kontakt plus, transmeton Koha.net.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Besim Hoti për radio Kontakt plus ka thënë se zjarri ka rënë rreth orës 04:50 dhe ai ka përfshirë tri vetura private e shkaku do të përcaktohet më vonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

„Ka supozime të ndryshme lidhur me këtë incident. Policia tash për tash vetëm mund të konfirmojë se tri automjete udhëtarësh janë dëmtuar e më pas do të verifikohet cili ka qenë shkaku”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se nuk mund përjashtohet mundësia që zjarri të jetë vënë qëllimshëm e as mundësia që ai të ketë rënë nga rryma pasi aty afër diku ndodhet trafo stacioni.

Zjarri ka rënë në një shtëpi private në Mëhallën e Boshnjakëve.